Home » Thashetheme » Pasi u fotografua me Fullanin, zëdhënësja e Berishës kapet ‘mat’ me deputetin dezertor

Pasi u fotografua me Fullanin, zëdhënësja e Berishës kapet ‘mat’ me deputetin dezertor

by Thashetheme VIP

A e mbani mend si ka qenë dita e parë e Parlamentit për deputetin Ralf Gjoni? Ai u gjuajt me bojë të kuqe sapo doli nga banesa e tij.

Bëhej fjalë për disa të rinj të LRI-së, të cilët e quajtën të turpshëm aktin e Ralf Gjonit, i cili pranoi mandatin e lënë nga deputetët e LSI-së, si një mënyrë për të bërë presion ndaj maxhorancës dhe për të sensibilizuar ndërkombëtarët.

Asokohe, Ralf Gjoni mbante edhe truproja teksa shkonte në Parlament, ndërkohë që duket se tani gjithçka është harruar dhe Gjoni shkon në punë i qetë. Paparazzi i Panoramës e ka fotografuar pak ditë më parë teksa po pinte kafe me Erla Mëhillin, asistenten e Berishës.

Nuk e dimë se çfarë njohje kanë bashkë, por duhet pasur parasysh se pranimi i mandatit nga ana e Gjonit e ka bërë armik atë jo vetëm me LSI-në, por edhe me PD-në.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!