Home » Politike » Pasi refuzoi dorëheqjen, Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Donald Tusk

Pasi refuzoi dorëheqjen, Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Donald Tusk

by Thashetheme VIP

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës për deklaratat e  bëra nga selia e PD, ku kërkoi zgjedhje të parakohshme.

Në një deklaratë Basha u shpreh se “vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë’, dhe për këtë kërkoi largimin e Edi Ramës.

Po Kryeministri ka zgjedhur që i përgjigjet duke cituar Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. “Pati unanimitet për negociatat. Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, është ky citimi i zgjedhur nga Rama. Numri një i qeverisë duke publikuar këto qëndrimet, nuk ka bërë asnjë koment

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë kërkoi që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme, duke ndjekur shembullin e Maqedonisë së Veriut. Basha tha se Europa refuzoi Ramën dhe jo Shqipërinë. Kryeministri pas mbledhjes së Kryesisë së PS u shpreh se ai nuk do largohet dhe do vijojë punën si më parë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!