Home » Thashetheme » Pas jetës ‘luksoze’ në Dubai/ Dorina Mema ndërron mendje për ‘seksin e shpifur’ dhe zbulon si e arrin gjithçka do

Pas jetës ‘luksoze’ në Dubai/ Dorina Mema ndërron mendje për ‘seksin e shpifur’ dhe zbulon si e arrin gjithçka do

by Thashetheme VIP

Dorina Mema ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të sqaruar deklaratën e saj të fundit, në të cilën u shpreh se seksi është më i shpifuri, pasi ngatërron marrëdhëniet njerëzore.

E pyetur nga Bieta, trajnerja e njohur e fitnesit theksoi se për të më e rëndësishme është dashuria që merr dhe jep nga familjarët e jo akti seksual.

Dorina e dha një përgjigje edhe për të gjithë ata që shpesh ngrenë pyetje rreth postimeve të shumta dhe jetës luksoze në Dubai, duke sqaruar se atje ka familjen e dytë, një nënë jo biologjikë që e do dhe i fal gjithnjë dashuri.

Ajo gjithashtu theksoi se në jetë ka pasur fat dhe vullnet për t’ia dalë mbanë vet pa ndihmën e askujt, edhe pse fillimet s’ kanë qenë aspak të lehta.

“A e keni vënë re që disa njerëz ecin më engjëj dhe nuk ecin vetëm… unë kam 7 engjëj. Unë mund të realizoj çfarë të dua se në momentin që njeriu që është i pastër, hapet qielli dhe dëgjohet lutja”, tha ajo, duke lënë të kuptohet që besimi dhe fati e kanë ndihmuar të jetë këtu ku është sot.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!