Home » Thashetheme » Pas bujës për arrestimin e të dashurit, Viola Spiro vendos të lërë Shqipërinë

Pas bujës për arrestimin e të dashurit, Viola Spiro vendos të lërë Shqipërinë

by Thashetheme VIP

Viola Spiro ka qenë e ftuara e radhës në “Pushime on Top”, ku ka folur për sezonin që la pas dhe atë që do nisë së shpejti.

 Ajo zbuloi se mund të largohet nga Shqipëria për të jetuar jashtë. “Kam një mendje të largohem pak jashtë shtetit dhe të zhvendosem tek prindërit në Amerikë. Dua të bëj edhe një specializim atje dhe të shkëputem pak. Ndaj nëse nuk më shikoni në shtator, dijeni se kam ikur jashtë. Unë kam jetuar shumë kohë jashtë dhe nuk e mendoj dot që të jetoj në një vend”,-ka treguar bukuroshja.

Ndër të tjera Viola ka folur edhe për paragjykimet që i ndjekin vajzat e bukura të ekranit, duke lënë të kuptohet se jo rrallë herë është ndjerë keq shpesh pasi njerëzit mendojnë se ajo është thjesht e bukur, prandaj e ka vendin në ekran. “Më është dashur shumë punë për t’ua vërtetuar të kundërtën”,-ka shtuar më tej ajo.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!