Home » Thashetheme » Partnerja e Cristiano Ronaldos kërkon 140 mijë euro për “Sanremon”, a do të prezantojë krah Alketës?

Partnerja e Cristiano Ronaldos kërkon 140 mijë euro për “Sanremon”, a do të prezantojë krah Alketës?

by Thashetheme VIP

Bashkëshortja e futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez duket se është drejt largimit nga prezantimi i “Sanremo 2020”.

Arsyeja? Ka kërkuar plot 140 mijë euro. Kjo shifër është më e lartë nga ajo që ishte parashikuar për të, e si pasojë kjo gjë i ka vënë në mëdyshje producentët e këtij festivali. Për bukuroshen ishte planifikuar një shifër 20-25 mijë euro.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se partnerja e Cristiano-s do të prezantonte në natën e tretë të këtij festivali, në krah të moderatoes shqiptare, Alketa Vejsiu.

Por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë, nëse do të jetë e pranishme apo jo. Gjithashtu thuhet se në krah të Alketës dhe Georginës, do të jenë edhe Antonella Clerici e Sabrina Salerno.

Ndërsa kujtojmë se aktorja e famshme, Monica Bellucci ka hequr dorë nga ky festival dhe nuk do të jetë në listën e femrave që do të prezantojnë përkrah Amadeusit.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!