Home » Shendeti » Paradoksi i pandemisë Covid-19 : Në vitin 2020 kanë ndodhur më pak vdekje se në 5 vitet e fundit

Paradoksi i pandemisë Covid-19 : Në vitin 2020 kanë ndodhur më pak vdekje se në 5 vitet e fundit

by Thashetheme VIP

Shkencëtarët nga Britania e Madhe kanë krijuar një term të ri të ashtuquajtur “paradoksi pandemik SARS-CoV-2”. Ky term i referohet krahasimit midis shkallës së vdekshmërisë ne muajt e parë të pandemisë dhe pesë vitet e fundit gjatë muajve të njëjtë.

Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë kryen analizat statistikore të regjistrave të vdekjeve për pesë vitet e fundit ne Angli dhe Uells. Periudha e studimit të statistikave filloi nga fillimi i pandemisë në dhjetor deri në fund të marsit të vitit 2020. Të dhënat u mblodhën nga Zyra Statistikore Kombëtare.

Studiuesit krijuan edhe një nëngrup të vdekjeve të shkatuara nga sëmundjet e sistemit respirator. Në këtë studim për më tepër u analizuan edhe rritja e popullsisë dhe disa faktorë të tjerë individual.

Në fund, ata zbuluan se niveli kombëtar i vdekjeve ne Britaninë e Madhe ishte më i ulët në katër muajt e parë të shpërthimit pandemik, në krahasim me vitet e kaluara.

“Ne kemi përdorur të dhënat e qeverisë në Angli dhe Uells për të krahasuar shkallën e vdekshmërisë javore gjatë pandemisë Covid-19 dhe duke e krahasuar këtë shkallë me 5 vitet e mëparshme në po të njëjtit muaj”, shpjeguan autorët e këtij hulumtimi.

“Megjithatë që nga ajo kohë ka pasur më pak vdekje në çdo javë në krahasim me mesataren e vdekjeve të 5 viteve të kaluara. Numri i përgjitshëm i vdekjeve javore ka rënë nga 11.548 në 10.841 në mes te shkurtit dhe nga 11.498 në 10.895 në mes të marsit”.

Studiuesit theksuan se masa e distancës sociale dhe kujdesi i njerëzve kanë qenë vetëm disa nga faktorët, që ka rezultuar një zvogëlim i dukshëm i viktimave gjatë javëve.

Pasi që kjo është në kundërshtim me atë që pritet nga një pandemi, studiuesit e përshkruan këtë fenomen të pazakont si paradoks. Konkretisht ata e quajtën paradoksi pandemik Covid-19, pasiqë u shprehën të habitur me zhvillimin.

Hulumtuesit thanë se fatmirësisht vetdijësimi i njerëzve mbi higjienën, ushqimin dhe faktorët e tjerë kanë ndikuar në këto statistika, që sipas tyre duken jo shumë të lartë në krahasim me pandeminë me të cilën po përballemi.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!