Home » Sport » Njeriu që erdhi nga stoli dhe ia siguroi finalen Liverpoolit: Isha shumë i zemëruar në stol

Njeriu që erdhi nga stoli dhe ia siguroi finalen Liverpoolit: Isha shumë i zemëruar në stol

by Thashetheme VIP

Georginio Wijnaldum, i cili me dy golat e tij të shpejtë pasi erdhi nga stoli e frymëzoi Liverpoolit drejt rikthimit magjik ndaj Barcelonës, ka thënë se ishte ndier i zemëruar duke qëndruar në bankën e rezervistëve për shumicën e takimit.

Liverpooli e ka bërë mrekullinë duke e mundur 4:0 Barcelonën për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë radhazi pas rezultatit të përgjithshëm 4:3 pas dy ndeshjeve në gjysmëfinale.

Dy gola nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum i mjaftuan Liverpoolit të fitojë 4:0 të martën në Anfield dhe ta përmbysë humbjen 3:0 në ndeshjen e parë në Camp Nou dhe ta arrijë finalen e Madridit, përkundër se i munguan dy sulmuesit kryesorë, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, raporton Gazeta Express.

Mesfushori holandez Wijnaldum erdhi nga stoli për t’u bërë hero në fillim të pjesës së dytë.

Ai shënoi dy herë brenda dy minutave, 54’ dhe 56’, duke treguar se Liverpooli e pati njëmend rikthimin.

“E pabesueshme. Pas ndeshjes në Spanjën kishim besim se mund t’i shënonin katër gola dhe të fitonim 4:0. Njerëzit dyshuan në ne dhe menduan se nuk do t’ia dilnim. Por u treguam të gjithëve se në futboll është gjithçka e mundur”, tha ai.

“Isha i zemëruar që trajneri më la në stol. U futa dhe desha ta ndihmoj ekipin. Jam i lumtur se i shënova dy gola”, shtoi ai.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!