Home » Thashetheme » Një tjetër shqiptare në Sanremo! Ja kush do ngjitet sonte në skenën e madhe

Një tjetër shqiptare në Sanremo! Ja kush do ngjitet sonte në skenën e madhe

by Thashetheme VIP

Pas Alketa Vejsiut, moderatores që shkëlqeu natën e tretë në skenën e madhe, stilistët shqiptarë Valdrin Sahiti dhe Lia Stublla, ka edhe një emër tjetër shqiptar që njeh gjithashtu vetëm suksese.

Skena do të ndizet edhe sonte nga një përfaqësuese shqiptare, e cila vjen në një edicion të veçantë për Sanremon, siç është ai i 70-vjetorit.

Këngëtarja shqiptare do të zbresë në skenën e teatrit “Ariston” natën e sotme dhe publiku, me siguri, është gati për ta ndjekur nga afër energjinë e saj.

Dua Lipa është një prej artisteve me origjinë shqiptare, e cila është vlerësuar si një prej artisteve të reja më të pëlqyera. Këngëtarja e njohur, me siguri do të shpërthejë skenën e Sanremos me energjinë e saj dhe me zërin që ka mahnitur botën.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!