Home » Kulture » Nis “Korça Short Film Fest”, 40 filma shqiptarë dhe të huaj në konkurrim

Nis “Korça Short Film Fest”, 40 filma shqiptarë dhe të huaj në konkurrim

by Thashetheme VIP

Festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër “First Step Film Festival”, që çdo vit është zhvilluar në Tiranë, me ndryshimet e tij po zhvillohet në qytetin e Korçës.

Çdo ditë në Teatrin e Korçës dhe në Pazarin i Vjetër, për publikun do të shfaqen filma të huaj, por dhe prodhime të autorëve shqiptarë.

Ky vit sjell për publikun 40 filma dhe në natën e parë u shfaq dhe dokumentari kushtuar jetës së fotografit të njohur, Gjon Mili.

Festivali këtë vit vjen me emër tjetër “Korça Short Film Fest”,nuk do jetë edicioni i parë, por vazhdimi i festivalit “ First Step Film Festival”, që ka nisur në vitin 2010.

Këtë vit janë në konkurrim 40 filma nga 700 që kanë aplikuar. 21 filma garojnë në garën e filmit studentor dhe 19 në garën e filmave ndërkombëtar. Ndërkohë të gjithë filmat shqiptarë dhe shqipfolës do të garojnë dhe në garën kombëtare,sipas kategorive të filmave dhe fushave të studimeve si Filmi artistik më i mirë; Filmi Dokumentar më i mirë; Filmi më i mirë i Animuar; Regjia më e mirë; Skenari më i mirë etj.

Festivali “Korça Short Film Fest” i cili ka nisur më datë 17 korrik do vazhdojë për publikun artdashës korçar deri më 21 korrik në Pazarin e Vjetër të qytetit.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!