Home » Thashetheme nga Russia 2018 » Nga VAR-i te eliminimi i Gjermanisë, faza e grupeve në shifra dhe kuriozitete

Nga VAR-i te eliminimi i Gjermanisë, faza e grupeve në shifra dhe kuriozitete

by Thashetheme VIP

Me përfundimin e fazës në grupe, botërori “Rusi 2018” do të bëjë një ditë pushim, para se të vijojë me takimet e fazës së 1/8-ave, ndërsa tashmë është koha e bilanceve për këtë pjesë të parë.

Më poshtë kemi përzgjedhur shifrat dhe kuriozitetet e fazës në grupe të botërorit “Rusi 2018”, që përfundoi mbrëmjen e të enjtes.

– Kështu janë luajtur në total 48 takime, nga të cilat vetëm 9 kanë përfunduar në barazim dhe nga këto, vetëm një ka përfunduar në barazim pa gola.

– Në total janë shënuar 122 gola, një shifër e kënaqshme dhe me një mesatare prej afërsisht 2.5 golash për ndeshje. Vlen të përmendet se 16 gola janë shënuar me penallti dhe 9 kanë qenë autogolat.

– VAR-i u konfirmua si risi dhe si protagonist në këtë Botëror, pasi janë akorduar plot 24 penallti, pra mesatarisht një 11-metërsh në çdo dy ndeshje. Nga këto janë shndërruar në gola 18 dhe janë pritur nga portierët ose kanë përfunduar jashtë kuadratit 6.

– Vetëm 3 skuadra arritën të marrin 9 pikë të plota në grupe, dhe këto janë Uruguai, Kroacia dhe Belgjika.

– Gjermania u eliminua që në fazën e grupeve, ku u renditën të fundit me vetëm 3 pikë dhe me një golavarazh -2. Kjo ishte hera e parë që Gjermania nuk ia doli të kalonte fazën e grupeve, në historinë e kampionateve botërorë.

– Për herë të parë që nga viti 1982, në fazën e 1/8-ave nuk kualifikohet asnjë skuadër afrikane. Fillimisht Egjipti dhe më pas me radhë Maroku, Nigeria, Senegali dhe Tunizia, i dhanë lamtumirën Rusisë.

– Japoni bëhet e para skuadër që kualifikohet në fazën e 1/8-ave të një botërori, falë Fair Playt. Aziatikët e mbyllën fazën në grupe në kuotën e 4 pikëve, dhe me golavarazh 4-4, po aq sa Senegali. Edhe sfida direkte mes këtyre skuadrave kishte përfunduar në barazim 2-2, ndaj Japonia avancoi më tej sepse kishte më pak kartonë të verdhë.

– Golshënuesi më i mirë i fazës së grupeve është Harry Kane me 5 gola të shënuar, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku me nga 4 të tillë.

– Sulmuesi i Kroacisë, Nikola Kaliniç u bë futbollisti i parë që i dha lamtumirën Botërorit. Ai u përjashtua nga trajneri kroat Daliç, vetëm dy ditë pas ndeshjes së parë të Kroacisë, ndaj Nigerisë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!