Home » Shqiperia » Nga ndarja me Tean tek ofertat nga spektaklet e huaja/ Bearti rrëfen gjithçka

Nga ndarja me Tean tek ofertat nga spektaklet e huaja/ Bearti rrëfen gjithçka

by Thashetheme VIP

Kohët e fundit çifti Tea Trifoni dhe Berat Rexhepi të cilët u kanë qenë pjesmarrës në emisionin Përputhen  kanë qenë në qendër të mediave rozë pasi pranuan ndarjen. “Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

Tea e cilësoi marrëdhënien e tyre si toksike pasi Bearti ishte shumë xheloz dhe sipas saj, kjo është arsyeja kryesore e ndarjes.  Ndërsa ky i fundit e pranoi që ka qenë xheloz, duke shtuar se vetë Tea ka bërë gabime të tjera gjatë rrugëtimit të tyre të dashurisë.

“Po jam xheloz, s’jam ba xheloz brenda ditës. Unë të kam treguar që në fillim se kjo gjë, kjo gjë më pengon. Kam ardhur kudo për ty se kam dasht një jetë për ty. Ke ba shumë gabime gjatë rrugëtimit tonë prandaj më ke dhanë shumë pasiguri”, u shpreh ish-konkurrenti.

Në një intervistë për Prive Bearti pranoi se një nga arsyet e ndarjes ka qenë xhelozia, por sipas tij një njeri bëhet xheloz për dikë që don. Më tej ai u shpreh se nuk ende gati për një lidhje , por të ardhmes nuk i dihet. Bearti foli edhe për ofertat që ka marrë nga reality shoë të famshëm si “Too Hot To Handle” apo “Love Island”.

“Gjithçka ja ka nisur për shkak të TikTokut, sepse eci shumë mirë, brenda 2 muajsh unë bëra 500 mijë ndjekës. Më kanë shkruar shumë producent të jashtëm për ‘Love Island’ dhe ‘Too hot to handle 2’, por unë në atë kohë nuk i kam marrë me shumë seriozitet. Nuk më ka interesuar kurrë vëmendja e madhe”, tha Bearti.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!