Home » Aktualitet » Në Shqipëri internet kushton më shtrenjtë se në Zvicër dhe Gjermani

Në Shqipëri internet kushton më shtrenjtë se në Zvicër dhe Gjermani

by Thashetheme VIP

Një prej kompanive më të mëdha në botë, në drejtim të internetit me brez të gjerë dhe IPTV, me bazë në Britaninë e Madhe, “Point Topic”, ka publikuar listën e përditësuar të shteteve të ndryshme të botës sa i përket kostove të internetit. Në total janë 83 shtetet e analizuara, mes të cilave edhe Shqipëria.

Kostot e internetit me brez të gjerë maten si mesatare, si mediane, dhe si çmim minimal.

Ajo që bie ne sy është diferenca mjaft e madhe mes këtyre çmimeve. Sa i përket çmimit mesatar të interesit me brez të gjerë në vendin tonë, ai na rendit në vendin e 52-të në botë ndër 83 shtete, me çmimet më të shtrenjta se pjesa dërrmuese e vendeve më të zhvilluara të botës, e madje më të kripura se në vende si Zvicra, Norvegjia apo Gjermania, Suedia e Britania, sa për të përmendur disa prej tyre.

Por, nëse renditja bëhet në bazë të çmimit fillestar, pra shpejtësia më e ulët e mundshme, me një dysheme prej 256 kb/s, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë.

Vetëm Irani dhe Hong Kongu janë më të lira se Shqipëria, raporton scan.

Në nivel global, Venezuela ka internetin më të lirë mesatarisht, ndërkohë që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë çmimin më të shtrenjtë ndër vendet e analizuara.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!