Home » Sport » Messi tentoi ta shpëtojë Dembelen: Ai s’di të flasë

Messi tentoi ta shpëtojë Dembelen: Ai s’di të flasë

by Thashetheme VIP

Lionel Messi bëri gjithçka që pati mundësinë për ta shpëtuar bashkëlojtarin e tij, Ousmane Dembelen, nga kartoni i kuq në ndeshjen e Barcelonës kundër Sevillas të dielën, madje edhe duke i kritikuar njohuritë e francezit në gjuhën spanjolle.

Anësori francez i Barcelonës i kishte thënë gjyqtarit Miguel Antonio Mateu Lahoz “je i keq, je shumë i keq”. Kjo deklaratë bëri që Dembele të ndëshkohet me karton të kuq, transmeton Gazeta Express.

Por, kapiteni Messi iu afrua gjyqtarit, bashkë me lojtarët e tjerë të Barcelonës, për të tentuar ta sqarojnë keqkuptimin. Argjentinasi i tha gjyqtarit se francezi nuk di të shprehet shumë mirë në gjuhën spanjolle.

“Nuk di të flasë! Nuk di të flasë!”, pretendoi Messi.

Përveç që e kishte mbrojtur Dembelen, pamjet e siguruara nga televizione spanjoll Cuatro tregojnë se edhe vetë Messi e kishte quajtur Lahozin “të keq”.

Edhe Gerard Pique tentoi ta shpëtojë Dembelen, duke sugjeruar se francezi kishte thënë “në mënyrë shumë të keqe”, por Lahozi ishte i qartë dhe ia përsërit katalonasit fjalët e francezit.

Se sa gjatë do të jetë i suspenduar Dembele pas këtij incidenti nuk dihet ende, mirëpo ai mund të jetë në rrezik për derbin kundër Real Madridit.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!