Home » Sport » Messi: S’mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve nëse luajmë si më parë

Messi: S’mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve nëse luajmë si më parë

by Thashetheme VIP

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, ka insistuar se skuadra e tij do ta ketë të pamundur ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve nëse nuk i përmirësojnë paraqitjet, duke mos u pajtuar kështu me trajnerin Quique Setien.

Virusi Covid-19 e ka ndryshuar jetën në të gjithë globin, duke i pezulluar edhe të gjitha aktivitetet sportive. Ligat vendore, si La Liga, dhe garat e UEFA-s, si Liga e Kampionëve, kanë qenë të ndërprera që nga marsi, transmeton Gazeta Express.

Barcelona – që u kthye me stërvitje individuale në kamp javën e kaluar – ishte duke u përgatitur për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Napolit, kur gara u suspendua shkaku i koronavirusit.

Gjiganti spanjoll kishte barazuar me rezultat 1:1 në ndeshjen si mysafir në Napoli në shkurt, përderisa Messi pretendoi se Barcelona s’do të mundë ta fitonte Ligën e Kampionëve – mendim me të cilin s’u pajtua Setien në prill.

Messi u pyet për Ligën e Kampionëve sërish para kthimit potencial në gusht dhe gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë e dha një paralajmërim për Barcelonën.

“Unë kurrë nuk kam pasur dyshime për skuadrën që e kemi dhe s’kam asnjë dyshim se mund t’i fitojmë të gjitha garant që na kanë mbetur, por jo duke luajtur ashtu siç po luanim”, tha Messi, i cili e ka fituar katër herë titullin e Ligës së Kampionëve.

“Tani, të gjithë e kanë mendimin e tyre dhe duhet t’i respektojmë të gjithë. I imi është i bazuar në faktin që unë kam pasur fat të luajë në Ligën e Kampionëve çdo vit dhe e di se nuk është e mundur ta fitosh trofeun nëse luan ashtu siç po luanim ne. Ndoshta Setien më ka keqkuptuar”.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!