Home » Sport » Menaxheri i Martinez e trondit Interin: E shoh Lautaron në Barcelonë

Menaxheri i Martinez e trondit Interin: E shoh Lautaron në Barcelonë

by Thashetheme VIP

Beto Yaque, Menaxheri i Lautaro Martinezit, e ka tronditur Interin, duke e thënë haptazi se do të ishte e mrekullueshme ta shihte sulmuesin zikaltër duke luajtur përkrah Lionel Messit në Barcelonë.

Martinez është duke kaluar nëpër formë jetësore, dhe mbrëmë shënoi het-trik për Argjentinën kundër Meksikës, në një ndeshje miqësore

Në 14 ndeshje deri tani për Argjentinën, ai i ka shënuar plot 12 gola.

“Do të ishte e mrekullueshme ta shohim atë duke luajtur përkrah Messit në Barcelonë”, tha Yaque për TyC Sports.

Martinez dhe Inter do të përballen me Barcelonën e Messit në Ligën e Kampionëve, pasi të dy ekipet ndodhen në të njëjtin grup.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!