Home » Big Brother Albania 8 » Me kë e kaloi Tea natën e parë pas daljes nga Big Brother?

Me kë e kaloi Tea natën e parë pas daljes nga Big Brother?

by Thashetheme VIP

tea

Tea Zhuli, vajza nga Korça e cila rrëmbeu gjithë vëmendjen e publikut, e sidomos të meshkujve në edicionin e fundit të Big Brother, pas daljes nga shtëpia më e famshme, nuk është parë nën shoqërinë e Fisnikut, por të një personazhi tjetër.

Ajo është shfaqur orët e para të mëngjesit të së dielës në një prej bareve të kryeqytetit nën shoqërinë e Kristit, djaloshit që duket se gjithë kohës ruajti në heshtje se kishte tërheqje ndaj Teas.

I ftuar në ‘Fun Club’, Kristi nuk e fshehu aspak faktin që kishte tërheqje ndaj Teas, por duket se nuk gjeti asnjë hapësirë nga djemtë e tjerë në shtëpi për të treguar ndjenjat.

Por, sapo Tea ka dalë nga loja, ajo është ftuar nga Kristi me të cilin thuajse e kanë gdhirë natën bashkë në një lokal të Tiranës. Nëse e prisnin që pas kësaj dalje të kishte diçka konkrete mes Teas dhe Fisnikut, ka gjasa që fokusi i saj të ndryshojë.

Ndoshta Kristi i rrëmbeu vëmendjen me humorin dhe batutat e tij.

Burimi: gazeta express


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!