Home » Sport » Matip kujton takimin e sikletshëm me Messin: Ai ishte i dëshpëruar

Matip kujton takimin e sikletshëm me Messin: Ai ishte i dëshpëruar

by Thashetheme VIP

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip, i ka zbuluar detajet e një takimi të sikletshëm të tij me Lionel Messin, për të cilin thotë se ishte i dëshpëruar pas fitores së Liverpoolit me rezultat 4:0 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Pasi e kishte humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të edicionit të kaluar të Ligës së Kampionëve me rezultat 3:0 në Camp Nou, Liverpooli nuk ishte favorizuar nga pothuajse askush për ta zënë një vend në finale, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ndeshja në Anfield e solli një rezultat mahnitës. Skuadra e Jurgen Kloppit arriti fitore me rezultat 4:0 dhe arriti ta eliminojë me një përmbysje tronditëse të rezultatit Barcelonën.

“Pas ndeshjes, ne u përqafuam me njëri-tjetrin dhe pastaj, së bashku, para tifozëve të Liverpoolin e kënduam me ta këngën “You’ll Never Ëalk Alone””, tha Matip, në një intervistë të dhënë për 11Freunde

“Ajo ishte ndër momentet më të bukura të karrierës sime, ndoshta në të njëjtin nivel me debutimin tim për Schalken në Munih. S’më interesonte për asgjë, po pluskoja në ajër pas atij momenti”.

“Dhe kur shkova në dhomën ku bëhen testet për doping, aty ishte një djalosh që ishte ulur dhe ishte shumë i dëshpëruar – Lionel Messi”.

“Ne e njihnim njëri-tjetrin nga fusha, por nuk është se ti ulësh çdo ditë në aso dhome të vogël sikur të jesh duke pirë kafe. Të gjithë po festonin dhe unë isha i ulur në një dhomë të vogël me Messin”.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!