Home » Sport » Lewandowski e mirëpret Coutinhon

Lewandowski e mirëpret Coutinhon

by Thashetheme VIP

Lewandowski e ka mirëpritur lajmin për transferimin e Coutinhos në Bayern. Ai beson se brazilianit s’do t’i duhet shumë kohë për t’u përshtatur te klubi i ri.

Philippe Coutinho mund të konsiderohet që tani lojtar i Bayern Munich.

Pasi e konfirmuan Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i klubit Bayernit dhe trajneri, Niko Kovac, tani edhe Robert Lewandowski ka folur për ardhjen e brazilianit.

Ai beson se Coutinho do të adaptohet pa ndonjë problem te Bayern Munich.

“Nuk mendoj se do t’i duhet shumë kohë për t’u adaptuar me sistemin dhe idetë tona”, tha Lewandowski kur u pyet për Coutinhon pasi shënoi dy herë në barazimin e Bayernit 2-2 me Hertha Berlinin në shtëpi, në ndeshjen hapëse në Bundesliga.

“Mendoj se ai (Coutinho) është lloji i lojtarit që mund të adaptohet pa asnjë problem”.

Coutinho do të transferohet në Bayern në formë huazimi me opsionin e blerjes në vitin 2020, por që deri më tani nuk është bërë i ditur çmimi.

Zyrtarizmi do të ndodhë kur Coutinho t’i kryejë testet mjekësore.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!