Home » Shqiperia » Ledri dhe Noizy bëhen bashkë! Bëhuni gati për “bombën”!

Ledri dhe Noizy bëhen bashkë! Bëhuni gati për “bombën”!

by Thashetheme VIP

noizy ledriAta janë dy nga personazhet më të dashur të repit në Shqipëri dhe një fakt të tillë dëshmohet nga fansat dhe ndjekësit që kanë si në rrjete sociale, koncerte apo shikueshmëri në YouTube.

Por duket se Noizy dhe Ledri Vula tashmë janë bërë së bashku për të sjellë një “bombë” të vërtetë. Në profilet e tyre personale në rrjete sociale ata kanë publikuar të njëjtën foto me njëri-tjetrin duke dhënë idenë se po përgatisin projektin e ri së bashku.

Kujtojmë që më parë këta dy reper kanë patur diferencat e tyre dhe për shumë kohë nuk kanë komunikuar së bashku.

Megjithatë çdo gjë është sheshuar dhe mesa duket ata janë gati të sjellin bashkëpunimin aq shumë të pritur për fansat e tyre.

Burimi: GazetaExpress


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!