Home » Shqiperia » Lazio e Berishës dhe Strakoshës e fiton Kupën e Italisë ndaj Atalantës së shqiptarëve tjerë

Lazio e Berishës dhe Strakoshës e fiton Kupën e Italisë ndaj Atalantës së shqiptarëve tjerë

by Thashetheme VIP

Lazio e Valon Berishës, Thomas Strakoshës dhe Riza Durmishit, e ka fituar Kupën e Italisë për herë të shtatë në histori pasi e mundi 2:0 Atalantën e Etrit Berishës dhe Berat Xhimshitit.

Me dy golat nga Sergej Milinkovic-Savic dhe Joaquin Correa i mjaftuan Lazios ta fitojë trofeun e shtatë në Kupën e Italisë dhe njëkohësisht të kualifikohet në fazën grupore të Ligës së Evropës të mërkurën mbrëma, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte finalja e 10 e Lazios në Kupën e Italisë, të cilën për herë të fundit e kishte fituar më 2013.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, nuk ishte i ftuar fare për këtë ndeshje finale shkaku i lëndimit, por portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, e mbrojti portën e paprekur gjatë gjithë takimit.

Mbrojtësi shqiptar i Danimarkës, Riza Durimishi, ishte në stol dhe nuk u aktivizua fare.

Ndërkohë, te Atalanta, titullar në këtë humbje ishte qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Berat Xhimshiti, ndërsa Etrit Berisha nuk ka qenë fare i ftuar.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!