Home » Thashetheme » Largimi i Ilda Bejlerit bëri bujë, Shako tregon arsyen pse e largoi

Largimi i Ilda Bejlerit bëri bujë, Shako tregon arsyen pse e largoi

by Thashetheme VIP

I ftuar sot në programin “Pushime on Top” për herë të parë, Shakohoxha u shpreh për largimin e Ilda Bejlerit nga Digjitalb.

Ai theksoi se vendimi për të ndërprerë marrëdhënien profesionale me Ildën nuk u prit mirë nga kjo e fundit. Gazetari foli edhe për marrëdhënien me dy djemtë e tij.

…Iku Ilda së fundmi dhe tha që u bëri sherr me ty?

Mbase nuk e përjetoi mirë lajmin që i dhashë, por unë jam trajner, përveçse brigadier dhe në periudhën e verës rikompozojmë skuadrën. Në gjithë këto vite kanë hyrë dhe kanë dalë nga kjo skuadër shumë personazhe dhe kanë vazhduar karrierën e tyre diku tjetër.

Unë vetë e kam marrë në fillim në televizion bashkë me çunat e stafit dhe po ne vendosëm, që mund të shihte opsion në një kanal tjetër. E përjetoi me shumë emocion largimin nga Digjitalb, po ne kemi qenë ato që i kemi dhënë mundësinë dhe ajo e ka shfrytëzuar shumë mirë dhe ka punuar si profesioniste, por jemi prapë ne që do e ndërrojmë.

Ke patur fat dhe je babai i 2 djemve. Je bërë baba shumë i ri, 23 vjeç…

Jam babai që i përkushtohem shumë, por kur ke diferencë të madhe moshe kë dhe diferencë mentaliteti. Dhe i them shpesh herë që e di dhe unë këtë, mos u mundoni të ma hidhni.

Je shprehur që nuk do doje kurrsesi, që ata të ndiqnin rrugën tënde…

Nëse djali im do bëhej gazetar sportiv do vuante gjithë karrierës krahasimin e njerëzve me mua.

Kush ka qenë me i rrepte, ti apo Miranda në familje?

Unë jam më i rrepti, sepse i shtyj gjithmonë të bëjnë më shumë dhe të jenë më të mirët në fushën e tyre.

15 vite në Digitalb dhe u festua një super koncert dhe na la të gjithëve gojë hapur.

Dhe mua më la gojë hapur dhe nuk e prisja nga Ledioni, që kishte organizuar çdo gjë ma tha me normalitet dhe nuk e kisha kuptuar. U ndjeva u surprizuar, kur gjithë publiku me uroi ditëlindjen.

Festa e Digitalb dhe njëkohësisht festa e drejtorit…

Unë nuk jam drejtor, jam brigadier. S’jam ai që jap komanda. Jam ai që punoj si gjithë të tjerët, bëj të njëjtat punë që i bëjnë të gjithë, bëj intervista, komentoj ndeshje, si komentator kryesor dhe si komentator i dytë tek stolat gjatë ndeshjes, ndaj punët.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!