Home » Thashetheme » Lajme të mira nga Tea dhe Veseli

Lajme të mira nga Tea dhe Veseli

by Thashetheme VIP

tea dhe veseliAta të dy u njohën në “Big Brother”. Djaloshi nga Kosova sapo u bë pjesë e spektaklit u fokusua menjëherë tek bukuroshja nga Korça. Veseli ia doli shumë shpejt të bënte për vete Tean. Megjithatë lidhjen e tyre e bënë publike disa…

Ata të dy u njohën në “Big Brother”. Djaloshi nga Kosova sapo u bë pjesë e spektaklit u fokusua menjëherë tek bukuroshja nga Korça. Veseli ia doli shumë shpejt të bënte për vete Tean. Megjithatë lidhjen e tyre e bënë publike disa kohë pasi loja kishte përfunduar, duke deklaruar se mes tyre kishte një dashuri të madhe dhe se kishin nisur bashkëjetesën. Por kjo ëndërr e bukur nuk zgjati, pasi vetëm dy muaj pas lidhjes, ata i dhanë fund. Por këtë herë lajme shumë të mira na vijnë nga dy të rinjtë.

Sipas burimeve të afërta me Tean dhe Veselin, ata kanë rinisur edhe njëherë marrëdhënien e tyre. Sipas miqve, edhe pse të ndarë ata kanë vijuar të komunikojnë si miq, dhe pas disa takimesh, ata u janë kthyer ndjenjave të tyre. Dy ish-banorët e “Big Brother” janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit në jetën e natës së kryeqytetit. Pas ndarjes, Veseli deklaroi se kishte nisur një lidhje të re dhe se ishte i lumtur në këtë marrëdhënie, nga ana tjetër, Tea deklaronte se kishte ende ndenja për Veselin.

Mesa duket vajza me ambicien për tu bërë stiliste, po i shijon edhe njëherë këto ndjenja me të dashurin e saj. Deri më tani asnjë nga të dy nuk ka pranuar të flasë rreth këtij ribashkimi. Edhe në rrjetet sociale të dy shfaqen të vetëm duke mos lënë vend për dyshime. Mbase këtë herë ata kanë zgjedhur ta jetojnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave, duke ju përkushtuar më shumë njëri-tjetrit sesa famës.

Burimi: Lapsi.al


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!