Home » Thashetheme » “Kur kam konflikt me partnerin, marr në telefon për këshilla ish-burrin”

“Kur kam konflikt me partnerin, marr në telefon për këshilla ish-burrin”

by Thashetheme VIP

Silva Baltadori së fundmi ka folur hapur për jetën e saj personale. E ftuar bashkë me vajzën e saj Mabel, në emisionin  “Ftesë në 5” në Top Channel, foli për divorcin me të atin e dy fëmijëve të saj si dhe marrëdhënien me partnerin e ri holandez.

Ajo ka treguar se kur debaton me partnerin e tij, merr në telefon ish- bashkëshortin dhe i  kërkon këshilla.

“Unë kam jetuar një dashuri shumë të madhe me babain e Mabel, sot jemi miq të mrekullueshëm. Më beso, është ndoshta tabu, nëse kam ndonjë konflikt të vogël me Dikun (partneri aktual) unë marr në telefon Xhorxhon. Nuk jam fare hipokrite, e thashë edhe njëherë se martesa jonë devijoi për shkak të maturimit tonë”, tha ndër të tjera ajo.

Menjëherë ndërhyri Bieta Sulo me humor, ku u shpreh se  e habitshme do të ishte që ta merrte edhe Diku, Xhorxhon, dhe ta pyeste si mund ta qetësonte Silvën.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!