Home » Kulture » Ku është Jezusi 450 milionë dollarësh i Da Vinçit?

Ku është Jezusi 450 milionë dollarësh i Da Vinçit?

by Thashetheme VIP

Shumë pikpyetje janë ngritur mbi autencitetin e Salvator Mundi-t të Leonardo da Vinci-t për më shumë se një dekadë dhe a do të shfaqej apo jo, kjo vepër në ekspozitën e tij në Luvër? Është kjo pyetja që ka pushtuar botën e artit mbi këtë vepër të artistit të madh që u zbulua më shumë se një shekull më parë, ndërsa Luvri dje ka hapur dyert e tij për publikun.

Piktura më e shtrenjtë në botë, një pamje e Jezusit me veshjen e Rilindjes Europiane, e cila u shit në ankand në vitin 2017 për 450 milion dollarë, mendohej se do të tërhiqte turma të mëdha të njerëzish. E përshkruar si një figurë e ngjashme me pikturën e Mona Lisa-s, vepra më e famshme e Leonardo-s, thuhet se zien “nga një gjendje e jashtëzakonshme komunikuese me shikuesin”.

Ndërsa bota e artit prej javësh ishte në dilemë nëse kjo vepër do t’i ofrohej publikut, kuratorët tani pohojnë për shtypin, se Salvator Mundi nuk u shfaq në ekspozitë. Ndërsa ishin plot shpresë për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me vendndodhjen e pikturës së famshme javë më parë, ata konfirmojnë së fundmi se është e sigurt që vepra më e shtrenjtë e artit e shitur ndonjëherë në ankand mbetet një vepër e humbur.

Mos shfaqja e saj do të ishte kthesa e fundit në sagën e jashtëzakonshme të një pikture që ka tërhequr aq shumë polemika, intriga dhe debate mes kritikës. Pyetjet mbi autencitetin e veprës janë përhapur tek historianët e artit për më shumë se një dekadë e vazhdojnë ende.

Luvri megjithëkëtë mbetet në gatishmëri për të mirëpritur Salvator Mundi-n, edhe nëse ajo shfaqet gjatw kohës që ekspozita mbahet hapur, thonë kuratorët. Ndaj dhe Muzeu ka prodhuar dy katalogë për shfaqjen, një me pikturën dhe një pa atë.

Salvator Mundi, vepra e cila ka ndeshur në syrin e miliona shikuesve për pamjen e tij drithëruese dhe ndoshta më shumë për çmimin e saj apo dhe intrigën ndërkombëtare, u pa për herë të fundit në publik në fundin e vitit 2017, kur u shit në  në New York për një shumë marramendëse si ajo e 450.3 milion dollarëve.

Para se të zhdukej, vepra ishte e rrethuar nga polemika të shumta ku historianë të ndryshëm arti nuk pajtoheshin lidhur me autorësinë e saj. Disa i besojnë veprës me autor Leonardo-n, ndërsa të tjerë thonë se ajo përfundoi prej dishepujve të tij. Pasi vepra u ble në vitin 2017 nga një blerës misterioz që u përfol se ishte princi i kurorës Saudite, Mohammad bin Salman, i cili ia dhuroi Luvrit të Abu Dabit, intriga u thellua më shumë kur nuk arriti të shfaqej siç ishte planifikuar në muze, në shtator të vitit 2018.

Por kohët e fundit ka spekulime se në të vërtetë vepra gjendet në super-jahtin e Mohamed bin Salman, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, pikërisht atij princi i cili ishte i detyruar të mohonte përfshirjen e tij, në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Pronari i mëparshëm i pikturës ishte oligarku rus Dmitry Rybolovlev i cili e bleu atë më 3 maj 2013 për 127.5 milion dollarë, pas një restaurimi të konsiderueshëm.

Të gjithë e dinë se në botën e artit gjenden dy piktura të tilla aq të ngjashme me njëra –tjetrën. Të dyja me të njëjtën madhësi e të dyja në dru arre. Por tek njëra prej tyre mjekra e Jezusit spikat më dendur se në tjetrën. Ndaj dhe polemikat vazhdojnë pa rreshtur mbi autencitetin e tyre.

Salvator Mundi do duhej të shfaqej në muzeun Luvrit në Abu Dabi vitin e kaluar. Por dhe atëherë si tani, ajo nuk u gjet. Kjo vepwr mund të jetë piktura më e shtrenjtë në histori, dhe ndoshta më e diskutueshme që nuk shfaqet askund. Askush nuk e di se ku është piktura e vërtetë ndërsa ka zëra të mistershëm që thonë se ajo është në konservim brenda një strukture të sigurt arti në Zvicër.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!