Home » Aktualitet » Koronavirusi/ Maldini: Si e përjetova sëmundjen

Koronavirusi/ Maldini: Si e përjetova sëmundjen

by Thashetheme VIP

Një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në Itali, Paolo Maldini, është prekur nga koronavirusi. Bashkë me të është prekur edhe i biri, Daniel, 18 vjeç.

Kampioni italian ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera.

“Ndjehem mirë. E keqja ka kaluar. Ishte si një grip, por pak më i keq. Por nuk është një grip normal”.

I pyetur se ku ndryshon, ai thotë: “Shiko, unë e njoh trupin tim. Një atlet e njeh veten. Dhimbjet janë veçanërisht të forta. Dhe ndjen një si shtrydhje në gjoks… është një virus i ri. Trupi lufton kundër një armiku që nuk e njeh”.

Maldini thotë se nuk e di se nga e ka marrë virusin, por e shoqja dhe djali tjetër janë negativë. Danieli thotë se është goditur më lehtë ndoshta për shkak se është i ri.

I pyetur se çfarë ka marrë për kurim, ai thotë: “Vetëm takipirinë. Nuk mora antiviralë sepse nuk kam pasur vështirësi në frymëmarrje”

Pasi bëri tamponin, ai mori përgjigjen pozitive.

I pyetur nëse kishte frikë, ai thotë: “E dija që e kisha virusin. Ndjeja që nuk ishte një grip si të tjerët. Pastaj për gripin kisha bërë vaksinë. Sigurisht që preokupohesh. Një miku im pati probleme në frymëmarrje dhe u shtrua në spital. Ai nuk fle dot, ka makthe”.

Qyteti i tij, Milanoja është më i goditur nga koronavirusi. Por Maldini është i bindur se Milano do i rikthehet fluturimit.

“Rinisja është në natyrën e këtij qyteti”, thotë ai.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!