Home » Sport » Klopp: Ne s’mund t’i shpenzojmë 300 mln funte çdo vit si Man City e PSG-ja

Klopp: Ne s’mund t’i shpenzojmë 300 mln funte çdo vit si Man City e PSG-ja

by Thashetheme VIP

Trajneri Jurgen Klopp i ka paralajmëruar tifozët e Liverpoolit të mos presin ndonjë transferim të madh gjatë afatit kalimtar të verës, dukë e krahasuar kapacitetin e skuadrës së tij për të investuar me atë të Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit.

“Reds” kanë shpenzuar mjaft shumë para gjatë viteve të fundit për ta ndërtuar skuadrën që sezonin e kaluar luftoi edhe titullin vendor, edhe për atë evropian, transmeton Gazeta Express.

Qasja e tyre pati sukses pasi që transferimet e shtrenjta – si Alisson, Virgil van Dijku dhe Fabinho – i ndihmuan Jurgen Kloppit ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve dhe ta mbyllë sezonin e Premierligës me vetëm një pikë më pak se kampioni, Manchester City.

Megjithatë, këtë verë, Liverpooli e ka ndryshuar qasjen. Deri më tani, adoleshenti i Zwolle, Sepp Van den Berd është i vetmi transferim, përderisa i riu i Fulhamit, Harvey Eliott, pritet të konfirmohet së shpejti.

Por, Kloppi është i lumtur ta nisë sezonin 2019/20 me një skuadër të pandryshuar nga sezoni i kaluar dhe e theksoi se klubi nuk ka kapacitet financiar të njëjtë me disa klube të tjera të mëdha evropiane.

“Ne jemi të qetë në këtë aspekt, do ta shohim se çfarë na sjell e ardhmja”, tha Kloppi për faqen zyrtare të klubit anglez, kur u pyet për planet për transferime gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Siç kam thënë, nuk do të jetë afati më i madh kalimtar për Liverpoolin; ne kemi investuar shumë në skuadër gjatë dy vjetëve të fundit, kështu do të thosha. Nuk mund të shpenzojmë çdo vit në të njëjtën mënyrë”.

“Njerëzit flasin për këtë gjë. “Hajde tani edhe 200 apo 300 milionë funte të tjera”. Ndoshta ka vetëm dy klube në botë – për momentin duket se edhe Barcelona dhe Real Madridi mund ta bëjnë – Manchester City dhe PSG-ja mund ta bëjnë këtë çdo vit”.

“Por, ne jemi mirë. Unë jam i lumtur me skuadrën, jam shumë i lumtur. Duhet ta shohim nëse mund ta gjejmë ndonjë pozitë, por nuk kemi presion mbi ne sepse nuk ka të bëjë me transferimin e lojtarëve. Kemi zgjidhje për të gjitha situatat”.

“Por, jemi të qetë. Djelmoshat e rinj janë duke e shijuar punën e tyre me ne shumë. Të mos harrojmë që Naby [Keita] dhe Shaq [Xherdan Shaqiri] janë të lënduar dhe ata nuk janë këtu me ne. Lojtarët do të kthehen. Mezi po e pres sezonin, do të jetë shumë emocionuese”.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!