Home » Thashetheme » Klajda Gjosha bëhet nënë, sjell në jetë fëmijën e dytë

Klajda Gjosha bëhet nënë, sjell në jetë fëmijën e dytë

by Thashetheme VIP

Klajda Gjosha, zyrtare e lartë e LSI, është bërë nënë për herë të dytë ditën e sotme. Kështu ka nisur mbarë për të muaji gusht, ndërsa ka sjellë në jetë një vajzë.

Lajmin e bën të ditur për mediat Nora Malaj me urimin publik për shoqen e saj. Edhe pse ishte shtatzënë, Klajda Gjosha ka qenë shumë aktive në situatën aktuale politike.

Shkruan Nora Malaj: Një urim për ty e mira Klajda!

Muaji Gusht nisi mbare! Uroj që pēr ju të gjithë të jetë i tillë! Mikja ime e mirë , Klajda , sot u bë nënë për herë të dytë. Po kësaj here, ndryshe nga hera e parë, solli në jetë një vogëlushe të bukur, të cilës i uroj që jeta ta mirëpres e ta dojë, t’i ofroj pafund dashurinë e përkujdesin e prindërve , mami Klajdes e babi Ardianit, vemendjen dhe dashurinë e vëllait Luis , që po e priste me shumë gëzim dhe kuriozitet, dashurinë e nënave dhe të gjysherve , mirësinë e tezes dhe të xhaxhallarëve . Qofsh e lumtur vogëlushja ime ! Nuk ka bekim më të madh sesa mëmësia . Sot , Klajdës ju kompletua familja. Dashuria e prindërve për fëmijët dhe respekti i fëmijëve për prindërit kur rriten janë kapitali më i cmuar për njerëzimin.

Jam e bindur se tashmë Klajda po përjeton momentet më të forta të memesisë, atë të pasjes së foshnjes pranë, armonën e dlirë të qumshtit dhe pastërtisë që e kanë privilegj vetëm bebet dhe e ndjej që së bashku me qumshtin e gjirit do t’i trasmetoj dhe dashurinë për kete botë që tashmë për të është e panjohur, po që do ta shoqëroroj tërë jetë! Le ta mirëpresim këtë bekim hyjnor me urimin më të mirë: Qofsh e lumtur vogëlushe, u rritsh plot dashuri, qofsh e rrethuar nga mirësia dhe gëzofsh të gjitha ciklet e jetës me prindërit pranë dhe me emblesi e mirësi rrethuar! Paç jetë të gjatë , të begatë dhe të lumtur! Mirë se erdhe midis nesh! Ardhsh me kembë të mbarë e begati!

Sot ishte një ditë lumturie, se ti na gëzove me ardhjen tënde dhe Mami Klajda e kalojë edhe këtë sporvë të vështirë! Paçi vetëm gëzim e lumturi!


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!