Home » Thashetheme » Kinezë të veshur si budistë në mes të Tiranës, mashtrojnë me fenë dhe lypin lekë

Kinezë të veshur si budistë në mes të Tiranës, mashtrojnë me fenë dhe lypin lekë

by Thashetheme VIP

Në rrugët e Tiranës prej javësh janë duke lëvizur edhe disa kinezë të veshur si budistë. Ata kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Kinës dhe përveçse në rrugë, kanë filluar të trokasin edhe nëpër apartamente të ndryshme në Tiranë.

Ata shpërndajnë fletushka me përmbajtje fetare dhe në këmbim të tyre kërkojnë para. Në pamjet të parë duken sikur kanë ardhur mër turizëm, por me çanta në krah kanë fletëpalosje e broshura të ndryshme me mesazhe fetare budiste.

Në Kinë ata konsiderohen si lypës dhe janë pak të pranuar në shoqëri pasi mashtrojnë duke u fshehur pas fesë dhe përfitojnë nga heqja e vizve për të shkuar edhe në shtetet e tjera.

Ata shpërndajnë rruaza, varëse, dhe aksesorë të ndryshëm pa vlerë, dhe kërkojnë para si fallxhorë, prandaj mos u besoni.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!