Home » Shendeti » Këto ushqime ju ndihmojnë të keni shëndet të mirë oral

Këto ushqime ju ndihmojnë të keni shëndet të mirë oral

by Thashetheme VIP

Krahas pastrimit dhe mirëmbajtjes adekuate të dhëmbëve, ekzistojnë disa ushqime të cilat na ndihmojnë të mbajmë një shëndet të mirë oral. Disa nga këto produkte janë:

Mollët– një mollë në ditë, ju mban larg dentistit. Mollët janë një nga produktet të cilat veprojnë si pastrues natyralë të dhëmbëve. Ato ndihmojnë në pastrimin e pllakave të dhëmbëve dhe e pastrojnë gojën nga mikrobet.

Limoni dhe portokalli- janë dy produkte të tjera, që ju ndihmojnë të mbani një higjienë sa më të pastër orale. Këto fruta përmbajnë vitaminë C, që ndihmon në luftimin e infeksioneve në gojë si dhe parandalon kavitetin e mishrave të dhëmbëve.

Dredhëzat– krahas benefiteve të mëdha që dredhëzat kanë për shëndetin, ato kanë efekt pozitiv edhe për shëndetin oral. Dredhëzat përmbajnë acid malik, që është enzimë zbardhuese.

Patatet e ëmbla– të pasura me shumë vitamina, konsumimi  i patateve të ëmbla ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve si dhe zbardhimin e tyre.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!