Home » Thashetheme » Kejvina u thirr për atentatin ndaj prokurorit, moderatorja shijon hakmarrjen “rrugë e mbarë ku*vë”

Kejvina u thirr për atentatin ndaj prokurorit, moderatorja shijon hakmarrjen “rrugë e mbarë ku*vë”

by Thashetheme VIP

Moderatorja Einxhel Shkira po shijon hakmarrjen tashmë që modelja që e rrahu poshtë pallatit të saj, Kejvina Kthella ka përfunduar në prokurori në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, moderatorja ka publikuar një shprehje me anë të së cilës ‘i uron’ rrugë të mbarë një personi, të cilin/ën e quan ku*vë.

“Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë,”- shkruan Shkira në Instastory.

Duke qenë se i vetmi konflikt që ka pasur së fundmi ka qenë sherri i bujshëm me dy modelet Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi, ky postim nënkupton një lloj kënaqësie hakmarrjeje, për mënyrën se si po i shkojnë gjërat ish-velinës.

Sherri mes tre vajzave bëri bujë të madhë para pak javësh. Modelet Marashi dhe Kthella, shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre. Fjalë qarkulluan se motivi i sherrit ishte në djalë, por vajzat asnjëherë s’e sqaruan publikisht

Ndërkohë fati i Kejvina Kthelëls ka marrë një kthesë ditën e sotem. Ish-velina e “Xing me Ermalin” përfundoi në prokurori ditën e sotme dhe iu sekuestrua telefoni pasi në tabulatet e marra nga celulari i Rrajës, Kthella ishte një ndër personat me të cilën 34-vjeçari me pseudonimin “Dara” komunikonte më shpesh.

Gjithashtu burime nga grupi hetimor e Policia e Shtetit i thanë Dosja.al se modeles 24-vjeçare i është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga ‘zbërthimi’ i tij të merren vesh të dhëna të tjera, në lidhje me lëvizjet që mund të ketë kryer 34-vjeçari Rraja ditët para atentatit, në momentin e ngjarjes dhe pas tij.

Mes Kejvinës dhe Redjanit të njohur ndryshe si “Dara” i Krujës ka patur komunikime të shpeshta, por nuk bëhet e qartë marrëdhënia që i lidh bashkë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!