Home » Thashetheme » Katër vite pasi nuk flisnin bashkë, Albana Osmani ka një mesazh për Eneda Tarifën: Gjithmonë do të kesh…

Katër vite pasi nuk flisnin bashkë, Albana Osmani ka një mesazh për Eneda Tarifën: Gjithmonë do të kesh…

by Thashetheme VIP

Moderatorja Albana Osmani dhe këngëtarja Eneda Tarifa ishin mikesha shumë të mira, disa vite më parë. Në postimet e tyre në rrjetet sociale, tregonin vazhdimisht se sa mirë kalonin me njëra-tjetrën dhe thuajse bënin gjithçka së bashku.

Por në mënyrë të papritur shoqëria e tyre u prish. Katër vite më parë, asnjëra prej tyre nuk preferoi ta diskutonte në media atë që ndodhi. Edhe pse komunikonin me njëra-tjetrën, gjërat mes Enedës dhe Albanës u ftohën shumë.

Dy vajzat e njohura të ekranit nuk u panë më bashkë dhe të gjithë e kuptuan se shoqëria aq e ngushtë kishte përfunduar, shkruan “icon style”.

Por, ka gjasa që ajo shoqëri e ngushtë të rikthehet sërish (të mos themi që është rikthyer). Eneda Tarifa do të rikthehet këtë vit në “Këngën Magjike” dhe gjejeni pak kush është mbështetësja e saj më e madhe? Pikërisht Albana!

Moderatorja ka publikuar në “InstaStory” këngën e Enedës, “Ma zgjat dorën”, ndërsa krahas saj shkruan mesazhin e bukur: “Paç fat! Gjithmonë do të kesh duar që do të mbajnë!”- duke lënë të kuptohet se raporti i tanishëm i vajzave është shumë i mirë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!