Home » Sport » Kane kritikon tifozët e Anglisë për sjelljen gjatë fitores kundër Malit të Zi

Kane kritikon tifozët e Anglisë për sjelljen gjatë fitores kundër Malit të Zi

by Thashetheme VIP

Harry Kane e ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj tifozëve të Anglisë, pasi këta të fundit e fishkëllyen Joe Gomezin në stadium, gjatë fitores kundër Malit të Zi në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Joe Gomez kishte qenë në qendër të vëmendjes këtë javë pasi që një përplasje me Raheem Sterlingun në St George’s Park të hënën, që e la atë me një të grithur nën syrin e djathtë, transmeton Gazeta Express.

Dy futbollistët anglezë ishin përfshirë në një zënkë gjatë fitores së Liverpoolit me rezultat 3:1 kundër Manchester Cityt në Anfield të dielën e kaluar, ndërsa tensionet kishin vazhduar edhe në Kombëtaren e Anglisë ditën vijuese.

Sterlingu, i cili mori përgjegjësi të plotë për incidentin, u la jashtë skuadrës së Gareth Southgate për ndeshjen kundër Malit të Zi të enjten, por Gomez hyri në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjes.

Mbrojtësi i Liverpoolit u prit nga disa fishkëllima nga një numër i tifozëve të Anglisë përderisa po hynte në fushë, gjë që e njollosi fitoren bindëse të Anglisë me rezultat 7:0 kundër Malit të Zi.

Sterlingu i doli në mbrojtje Gomezit në rrjetet sociale pas ndeshjes, ndërsa Southgate kishte mbetur i habitur nga ajo sjellje e tifozëve. Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ishte gjithashtu i habitur dhe insistoi se asnjë lojtar nuk duhet të bëhet cak i fishkëllimave, veçanërisht jo dikush si Gomez.

“Unë jam me të vërtetë i habitur që ai u fishkëllye. Unë nuk mund ta kuptoj. Por, nuk mendoj se ndonjë lojtar duhet të fishkëllehet”, ka thënë Kane.

“Unë e di se sa të rëndësishme janë klubet në futboll, me Cityn, Liverpoolin dhe të gjitha klubet e tjera. Por, në nivelin ndërkombëtar, ne jemi të gjithë tifozë të Anglisë dhe në fund të fundit Joe është një djalosh i mrekullueshëm”.

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe tani, të dielën, do ta mbyllë këtë kampanjë kualifikuese në Kosovë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!