Home » Thashetheme » Justin Bieber anulon takimet para koncerteve të ti

Justin Bieber anulon takimet para koncerteve të ti

by Thashetheme VIP

Justin Bieber ka njoftuar se i ka anuluar të gjitha takimet dhe përshëndetjet përpara koncerteve të tij në të ardhmen, dhe një detaj i ri i zbuluar tregon se pse ka ndodhur.

Bieber tha se ai po ndjehet mendërisht i rraskapitur deri në pikën e depresionit.

“Ju dua të gjithëve, por unë do t’i anuloj të gjitha takimet dhe përshëndetjet, dua t’ju bëj të lumtur por jo duke shpenzuar veten, jam i rraskapitur mendërisht. Nuk mund ta përshkruaj sa keq më vjen, dhe do të doja të mos ishte kaq e vështirë për mua. Por dua të qëndroj i shëndosh dhe do të jap më të mirën nga vetja ime vetëm për ju”, kishte thënë ai.

Derisa këngëtari 22 vjeçar ka fajësuar anulimin për shkak të lodhjes së tij nga përmbushja e dëshirave të të gjithë fansave para koncertit, TMZ raporton se një frikë e sigurimit e shkaktoi vendimin.

Burimi: gazata express


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!