Home » Thashetheme » Juristja seksi shqiptare tregon sekretet: Punoj fort, ja pse bëj jetë luksi

Juristja seksi shqiptare tregon sekretet: Punoj fort, ja pse bëj jetë luksi

by Thashetheme VIP

Njihet si “juristja më seksi shqiptare”, edhe pse Redona Koçi nuk e ushtron profesionin e saj. Me fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen me luksin e saj, ndaj për “Panorama Plus” rrëfen se si është jeta e një modeleje jashtë “Instagram”-it. 

Në postimet e tua në “Instagram” bie në sy luksi në stilin e jetës që bën. A mund ta konsiderosh veten të pasur? 

Jeta ime është si shumica e njerëzve: me të mira, të këqija, me ulje dhe ngritje. Prandaj luftoj shumë dhe kam ambicie. Kur familja jote punon fort dhe ti bashkë me ta, ia lejon vetes edhe “luksin”. Ndërsa për pjesën nëse do e konsideroja veten të pasur, do të thosha shpirtërisht po, është e vetmja pasuri e bukur që nuk ka çmim.

Më parë komentoheshe si avokatja seksi, që meshkujt të luteshin t’i përfaqësoje e mbroje në çështje gjyqësore. Mendon se një vajzë kaq e bukur si ti do të transformohej në botën e egër të drejtësisë? 

Nëse do të angazhohesha në botën e drejtësisë, do të mundohesha që askush dhe asgjë të më transformonte personalitetin tim. Termi “veting”, çfarë ndjesie të shkakton këto kohë kur e dëgjon? Fjala “veting” është bërë periodike së fundmi, prandaj nuk më shkakton asnjë lloj ndjesie. Nëse do ta ushtroja profesionin, atëherë do isha e predispozuar të jepja një opinion real. Në të kundërt, këtu në vendin tonë gjithçka është komplekse.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!