Home » Sport » Joshua komenton fitoren e Furyt

Joshua komenton fitoren e Furyt

by Thashetheme VIP

Anthony Joshua e ka komentuar fitoren e Tyson Furyt kundër Tom Schwarz të shtunën, fillimisht duke e përgëzuar rivalin e tij e pastaj duke e vënë në dyshim cilësinë e kundërshtarit të cilin e mposhti ai.

Mbrëmjen e së shtunës, Tyson Fury e bëri atë që rivali i tij në kategorinë e peshave të rënda, Anthony Joshua, nuk mund ta bënte një javë më parë. Ai e mposhti rivalin e tij, duke e mbajtur rekordin si i pamposhtur në karrierë, transmeton Gazeta Express.

Joshua kishte pësuar humbje në meçin kundër Andy Ruiz Jr, mirëpo fitorja e Furyt në fundjavë kundër Tom Schwarz bën që ai të jetë ende në rrugë drejt rimeçit me Deontay Wilderin.

Fury kishte reaguar pothuajse menjëherë pasi disfatës së Joshuas, mirëpo këtij të fundit iu nevojit më shumë kohë për ta komentuar meçin e rivalit të tij. Megjithatë, Joshua e bëri këtë përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në llogarinë e tij në Instagram.

“Mendimet për fitoren e Furyt? Ai e bëri atë që duhej ta bënte. Unë mund të flas keq për të, por ai e kreu punën e vet. Bëri punë të mirë”, tha ish-kampioni botëror, i cili i humbi tre titujt e kampionit në meçin kundër Ruizit.

“Unë dua të përballem me kundërshtarë më të dobët? I 56-ti [pozita e Schwarz në ranglistën botërore të boksit]. Mendoj: Pse jam duke i bërë të gjitha këto gjepura vetë? A e di për çfarë po flas?”.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!