Home » Bota » Japoni, zbulohet fotoja e panjohur e Hachiko, qenit që përloti botën

Japoni, zbulohet fotoja e panjohur e Hachiko, qenit që përloti botën

by Thashetheme VIP

Fotoja daton në vitin 1934 dhe është realizuar nga një ish-nëpunës banke. Në plan të parë, qeni Hachiko dhe në sfond stacioni Shibuya, në Tokio.

Historia e qenit të racës Akita Inu u bë e famshme në të gjithë botën përmes librave dhe filmave, mes të cilëve ai me titull ‘Hachiko, miku yt më i mirë’, i interpretuar nga Richard Gere, në 2009. Hachiko u kthye në simbol të besnikërisë për faktin se pas vdekjes së papritur të të zotit të tij, profesor Hidesaburo Ueno, shkoi për çdo ditë, 10 vjet rresht në stacionin e Shibuya, duke pritur që ai të vinte. Dhe aty ngordhi, i rrethuar gjithmonë nga njerëz të shumtë, që të prekur nga besnikëria e tij, i çonin për të ngrënë.

Në vitin 1934 Hachikos ju kushtua një statujë bronzi pikërisht në stacionin hekurudhor që e bëri të famshëm.

Burimi: bota sot


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!