Home » Bota » Ja si ka përfunduar nëna e vajzës së vrarë nga i ati në Australi

Ja si ka përfunduar nëna e vajzës së vrarë nga i ati në Australi

by Thashetheme VIP

Gjykata e Lartë në Australi vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm babanë shqiptar që vrau vajzën e tij 20-vjeçare, Sabrina Lekaj.

Seanca e Petrit Lekajt u ndoq edhe nga bashkëshortja e tij Romina Lekaj, e cila u pa teksa dilte nga Gjykata krah për krah me një grua.

Me syze të zeza dhe kokën ulur, nëna e vajzës së vrarë barbarisht nga i ati dukej më e shkatërruar se kurrë.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe bisedën e fundit që babai mizor ka bërë me policinë, pas vrasjes së vajzës së tij. Raportohet se ka qenë vetë 49-vjeçari, i cili ka telefonuar policinë.

“Mik, a mund të më thuash se çfarë ka ndodhur? Ne mund të vijmë me shpejtësi dhe ta ndihmojmë vajzën tuaj”, i ka thënë oficeri i policisë.

Ndërsa, burri është përgjigjur: “Jo, ajo iku… ajo iku”.

Trafikanti i drogës Petrit Lekaj 49 vjeç goditi me thikë tetë herë 20 vjeçaren brenda “Mercedes-it” të bardhë, korrikun e kaluar.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!