Home » Aktualitet » “Italia është si në gjendje lufte, pas katastrofës së koronavirusit”

“Italia është si në gjendje lufte, pas katastrofës së koronavirusit”

by Thashetheme VIP

“Italia është si në gjendje lufte, pas katastrofës së koronavirusit”

Presidenti i Hellas Verona, Maurizio Setti, ka thënë se Itali është sikur në gjendje lufte, ndërkohë që klubet e Serie A po përpiqet të bien në ujdi me lojtarët e vet midis krizës së koronavirusit.

Pandemia Covid-19 e ka ndërprerë sportin në gjithë botën, përfshirë në Serie A ku sezoni aktual është pezulluar muajin e kaluar. Ndeshja e fundit e zhvilluar në këtë ligë ishte ajo e 9 marsit, transmeton Gazeta Express.

Rreth 70.000 persona kanë vdekur në gjithë botën nga koronavirusi, 15.880 prej të cilëve vetëm në Itali, vendin më të goditur në botë nga pandemia.

Klubet e Serie A po bisedojnë më lojtarët e vet për ulje pagash për shkak të krizës financiare dhe presidenti i Veronës, aty ku luan ylli dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është i qartë në kërkesat e tij për lojtarët.

“Qëndrimi ynë është shumë i thjeshtë. Ne jemi sikur në gjendje lufte, prandaj duhet të ulemi përreth tavolinës me qetësi, inteligjencë dhe me çiltëri, për ta gjetur një zgjidhje që i kënaq të gjitha palët”, tha Setti për Sky Sport Italia.

“Ajo çfarë po ndodh është duke i shkaktuar dëme të mëdha tërë botës së futbollit, prandaj besoj se nuk do të kemi probleme në gjetjen e një marrëveshjeje me lojtarët e mi, të cilat janë njerëz të mirë”, shtoi ai.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!