Home » Thashetheme » Interneti “kryqëzon” miliarderen 22-vjeçare, ja veprimi i pamenduar që nuk u prit mirë nga fansat

Interneti “kryqëzon” miliarderen 22-vjeçare, ja veprimi i pamenduar që nuk u prit mirë nga fansat

by Thashetheme VIP

Miliarderja më e re, Kylie Jenner, është kritikuar shumë pasi postoi në “Instagram” disa video të saj ku shfaqej duke i dhënë makinës teksa filmonte me telefon.

Ylli i televizionit ngarkoi disa pastime në “Instastory”, ku tregonte se po shkonte te dreka e ditëlindjes së nënës së saj, Kris Jenner.

22-vjeçarja ishte duke i dhënë makinës së re “Bugatti” e cila ka vlerën 3 milionë dollarë. E teksa po ecte në rrugët të Los Angeles dhe dëgjonte muzikë, ajo ka vendosur që ta filmojë këtë moment.

Për këtë kanë nisur menjëherë kritikat në “Twitter”, ku dikush shkruan: “Shiko, kjo është ajo çfarë nuk duhet bërë Kylie Jenner, të jesh në telefon dhe t’i ngaasësh makinës është ilegale dhe e rrezikshme”.

“Pse Kylie filmon vazhdimisht veten duke i dhënë makinës? Mendon se duket fantastike? Sepse e vetmja gjë që shikoj është një vajzë e papjekur pa konsideratë për njerëzit që po vendos në rrezik.”- shkruan një ndjekës, mendimin e të cilit e kanë mbështetur shumë të tjerë.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!