Home » Kuriozitete » Ia shkatërruan koleksionin e pornografisë, personi padit prindërit e tij

Ia shkatërruan koleksionin e pornografisë, personi padit prindërit e tij

by Thashetheme VIP

Një gjykatës amerikan në Michigan ka vendosur që një 42-vjeçar ta dëmshpërblejë nga paratë e prindërve e tij, për shkak se këta të fundit ia shkatërruan koleksionin e CD’ve të pornografisë.

Sipas BBC, David Werking, i cili po jetonte me prindërit e tij përpara se të ngrinte padinë – i paditi ata pasi ia hodhën sendet të cilat ai pretendonte se kishin vlerë mbi 25 mijë dollarë.

Prindërit e tij argumentuan se ata i thanë atij të mos i sillte gjërat në shtëpi.

Gjykatësi Paul Maloney, tha se edhe si ‘qiradhënës’, prindërit e Werking nuk kishin të drejtë t’ia hidhnin sendet që ishin në pronësi të djalit të tyre.

Maloney gjykatësi i rrethi, tha se “nuk ka dyshim që prona e shkatërruar ishte pronë e Davidit”, duke shtuar se prindërit Paul dhe Beth Werking, “në mënyrë të përsëritur pranuan se shkatërruan pronën”.

Werking kishte jetuar me prindërit e tij në Grand Haven, Michigan, për 10 muaj pas divorcit të tij, por u zhvendos në gusht të vitit 2017. Tani jeton në Indiana.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!