Home » Shqiperia » I publikuan pamje për të rritur në “Facebook”, moderatorja shqiptare tregon çfarë po ndodh

I publikuan pamje për të rritur në “Facebook”, moderatorja shqiptare tregon çfarë po ndodh

by Thashetheme VIP

Thuajse çdo persona ka nga një llogari në një rrjet social, që i përdorin për qëllime të ndryshme. Disa i përdorin për të komunikuar me njëri-tjetrin, të tjerë për të publikuar foto e video të ndryshme si dhe për të bërë promovime.

Por këto rrjetet sociale gjithnjë e më shumë kanë treguar se nuk janë aspak të sigurta. E një gjë e tillë u vërtetua edhe së fundmi, kur u hakërua profili i “Facebook”-ut të moderatores së njohur, Klea Huta.

Në llogarinë e saj janë publikuar pamje për të rritur, e si pasojë Klea ka reaguar menjëherë. Përmes një postimi në “Instastory” ajo u tregon fansave se i kanë hakëruar “Facebook”-un rreth orës 10:00 të ditës së sotme.

Madje Klea ka kërkuar edhe ndihmë nga personat që dinë se si ta rikthejë apo ta mbyllë sa më shpejt atë profil. “Miq dhe fansa të mi, sot në orën 10:00, më kanë hakuar Fan Pagen e Facebook-ut. Më vjen shumë keq që po ndodh kjo, kush më ndihmon me dikë që i njeh mirë këto hakime që ta mbyll sa më parë”, shkruan Huta.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!