Home » Bota » I pastrehë dhe lypës, por bëhet milioner; Ja historia e 33 vjeçarit (FOTO)

I pastrehë dhe lypës, por bëhet milioner; Ja historia e 33 vjeçarit (FOTO)

by Thashetheme VIP

Eric White është emri i 33-vjeçarit amerikan, i cili transformoi në 360 gradë jetën e tij. Eric, tashmë pronari i firmës së ndërtimit “Zydeco construction” në fillimet e karrierës së tij, ishte i pastrehë dhe jetonte duke lypur nëpër rrugët e qytetit.

Pamundësia ekonomike bëri që ai ta linte shkollën në klasën e 9-të, dhe siç tregon vetë 33-vjeçari, edukimi i tij ishte tej mase i pakët, ai nuk arrinte dot të shqiptonte madje as emrin e tij.

Pavarsisht se kishte kryer 9 vite shkollë, aftësitë e tij edukuese ishin ato të një njeriu i cili ka vetëm 2 klasë. Por, kjo nuk do të thotë asgjë, dhe çdo gjë mund të ndryshojë, dhe rasti i Eric e vërteton më së miri këtë gjë.

Paçka se nuk i jepej për të mësuar, dhe se aftësitë e tij të edukimit ishin mjaft të pakta, Eric gjithmonë tregon se ka pasur një pasion të brendshëm që lidhej me ndërtimin.

33-vjeçari tregon se nëse ai shihte një copë druri, apo diçka të ngjashme, ai e dinte që mund të sajonte diçka me të. Puna e tij e parë në moshën 17 -vjeçare ishte në një kompani vendase ndërtimi, ku fitonte mjaftueshëm para për t’u ushqyer.

Më pas ai filloi një tjetër punë në një kompani të re ndërtimi që u hap në qytetin e tij. Duke qenë punëtori më i vogël i kompanisë, drejtori i saj e mori atë nën mbikqyrjen e tij.

Duke parë talentin dhe vullnetin e madh të Eric, vetëm 6 muaj pas fillimit të punës, ai u bë menaxheri përgjegjës i të tërë ekipit të ndërtimit. 33-vjeçari ambicioz vazhdoi karrierën e tij si ndërtues me kopmani të ndryshme, derisa më në fund me kursimet e mbledhura ai arriti të hapte kompaninë e tij. Eric solli një risi të re, dhe mesa duket shumë të suksesshme.

Ai ndërton një pishinë në dukje natyrale, e cila është e rrethuar nga të tëra anët e saj me rërë, dhe është funksionale në pastrim, mirëmbajtje dhe jetëgjatësi. Një plazh i tillë kushton rreth 20 mijë euro, dhe ai është i përshtatur në kushtet atmosferike dhe gjeografike të vendit ku ndodhet. Eric është tashmë një milioner mjaft i suksesshëm, i cili fiton mbi 1 milionë euro në vit nga kompania e tij.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!