Home » Thashetheme » I mbuluar i gjithi me gjak/ Lidhet në ballkon dhe masakrohet me thikë serbi në Spanjë (Foto)

I mbuluar i gjithi me gjak/ Lidhet në ballkon dhe masakrohet me thikë serbi në Spanjë (Foto)

by Thashetheme VIP

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në vendin e famshëm spanjoll të Costa del Sol.

Policia tha që një qytetar serb i vendit është gjetur pothuajse i masakruar në ballkonin e një ndërtese.

Ai u lidh nga një person, i cili e më pas sulmoi me thikë. Këtë skenë të tmerrshme që ndodhi në ballkonin e një ndërtese u detyruan ta shihnin shumë turistë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në një bllok apartamentesh në Portin e Duges.

Fatmirësisht policia lokale arriti t’i shpëtojë jetën qytetarit serb, i cili u sulmua me thikë nga bashkatdhetari i tij. Motivi për krimin është i panjohur. Sulmuesi u arrestua pasi dy turistë britanikë që qëndronin në të njëjtin bllok apartamentesh, ia dhanë policisë çelësat e apartamentit.

Viktima kishte një peshqir të lidhur në sytë e tij dhe gjaku i rridhte poshtë trupit të tij lakuriq. Sulmuesi e mbajti atë të lidhur në ballkonin me pamje nga porti, para njerëzve të shtangur me këtë skenë të frikshme përpara ndërtesës.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!