Home » Thashetheme » Hygerta flet për televizionin dhe lidhjen e ngushtë me futbollin

Hygerta flet për televizionin dhe lidhjen e ngushtë me futbollin

by Thashetheme VIP

Ish-misi i Shqipërisë, Hygerta Sako është shprehur së fundmi se nuk do të heqë kurrë dorë nga moderimi dhe televizioni. E ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, Hygerta ka folur për lidhjen e kahershme me futbollin, si dhe për atë futbollist që mendon se është i pazëvendësueshëm në fushë të gjelbërt.

“Unë kam parë futboll që e vogël dhe kemi qenë si familje të gjithë të apasionuar me futbollin. Jam rritur me atë frymë. Ishte e natyrshme të dalësh në këtë profesion. Ndaj ndihem shumë e qetë”-është shprehur fillimisht Hygerta.

“Jo, unë nuk kam dëshirë për të ndryshuar faqe në profesion. Televizioni ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Që në momentin e parë në televizion dhe deri më sot, unë kam qenë e lumtur dhe e kam shijuar në maksimum”- ka vijuar më tej ajo.

“Për mua një figurë qendrore e Kombëtares ishte kapiteni Lorik Cana, për vet frymën që kishte dhe atë që jepte në fushë. Deri tani ai nuk është zëvendësuar dhe këtë e them hapur. Ende nuk kemi një lider në Kombëtare”-ka përfunduar Hygerta Sako.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!