Home » Histori » Hitleri që askush nuk e njeh

Hitleri që askush nuk e njeh

by Thashetheme VIP

Me daljen nga burgu, ku shkroi Mein Kampf, Adolf Hitleri hoqi dorë nga përpjekjet për rrëzimin me forcë të qeverisë. Strategjia e re ishte të merrte pushtetin përmes zgjedhjeve.

Ai ishte tashmë i famshëm në Gjermani, si një provokator i urryer dhe agresiv. Por kjo ishte ekzaktësisht pse nazistët ekstremistë e pëlqenin, ndërsa të tjerët e urrenin.

Që Hitleri të vinte në pushtet, nazistët kishin nevojë të zbusnin imazhin e tij publik.

Si pjesë e kësaj përpjekjeje, në vitin 1932 nazistët nxorrën një libër me titull “Hitleri që askush nuk e njeh”.

Libri, ku spikasnin 100 foto të Hitlerit të bëra nga fotografi i tij Heinrich Hoffman, përpiqej ta nxirrte si një zotëri të kujdesur, me kulturë, intelektual.

Në të shfaqej Hitleri duke pushuar, me qentë e tij, duke lexuar në librarinë e tij private, si dhe duke u takuar me pjesëtarë të publikut.

Edhe për këto fotografi Hitleri mori shumë fitime, duke i shtuar asaj që, në kohën e vdekjes, do të ishte një pasuri shumë e madhe


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!