Home » Thashetheme » Historia tronditëse, misteri i vdekjes së modeles pas seksit të egër me çiftin milioner

Historia tronditëse, misteri i vdekjes së modeles pas seksit të egër me çiftin milioner

by Thashetheme VIP

Vdekja e modeles adoleshente holandeze Ivana Smit dy vjet më parë, ishte kryelajm në mediat botërore.

Ajo u gjet e mbytur në katin e 14 të një hoteli në Malajzi.

Smit kishte kaluar një natë të egër seksi me çiftin milioner Alex dhe Luna Johnson, të cilët fillimisht u arrestuan, por më pas u lanë të lirë, pasi nuk u gjet ndonjë provë se ata kishin gisht në vdekjen e saj.

18 muajt e fundit, ata e kanë kaluar jetën të fshehur, për shkak të kërcënimeve të shumta që kanë marrë, sidmos për jetën e vajzës së tyre, por sot kanë thyer heshtjen dhe kanë folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë.

Ata thonë se modelen holandeze e kishin mikeshë dhe kanë kaluar natë të tilla, edhe me femra të tjera, por nuk kanë gisht në vdekjen e saj.

Ivana kishte marrë kokainë dhe alkool, dhe kishte nivele të larta PMMA – një amfetaminë që shitet si ekstazë, atë natë.

Por Johnsonët mohojnë fuqimisht se ata i dhanë drogë modeles.

Çifti nuk mori pjesë në hetimin për të dhënë dëshmi mbi vdekjen dhe u nis nga Malajzia për në Singapor, përpara se të arrinte në SHBA

“Ne nuk kemi të bëjmë aspak më vdekjen e saj”, thotë zoti Johnson.

Duke zbuluar detajet e marrëdhënieve të tyre seksuale me të modelen adoleshente, znj. Johnson, 32 vjeç, tha:

“Ivana ishte mikja jonë dhe ne të dy kishin marrëdhënie me të.

Ajo erdhi vullnetarisht me ne atë natë.

Dëshiroja që unë të kisha më shumë kohë për ta njohur atë. Kam humbur një mikeshë. ‘

Burri i saj 45-vjeçar shtoi:

“Ne kemi gëzuar shoqërinë e grave të tjera gjatë rrjedhës së martesës sonë.

Por nuk kemi gisht në vdekjen e saj”.

Por familja e modeles së ndjerë nuk është e të njëjtit mendim, dhe është duke përgatitur një padi për çiftin milioner.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!