Home » Sport » Historia/ Mposhti leuçeminë dhe u kthye në fushë pas tre vjet e gjysëm

Historia/ Mposhti leuçeminë dhe u kthye në fushë pas tre vjet e gjysëm

by Thashetheme VIP

Çdo person i prekur nga leucemia është një rast më vete, por nga Japonia vjen një mesazh inkurajues nga bota e futbollit. Një mesazh që të gjithë e lidhim me Sinisa Mihajlovic, pas pelegrinazhit të të dielës nën San Luca në vigjilje të Bolognia-Lazio 2-2. Në Itali për të thënë të vërtetën nuk është folur shumë, por Fumiya Hayakawa 25 vjeç, futbollist i Albirex Niigata ka fituar ndaj Leuçemisë dhe të shtunën e kaluar është kthyer të luajë pas 3 vjet e gjysmë.

Fumiya ka “luftuar” gjatë me këtë sëmundje. Mbrojtësi i klubit të divizionit të dytë të J-League Abirex Niigata, ka ndërprerë karrierën e tij pas diagnozës mjekësore në 2016-ën. Pas një trajtimi të suksesshëm, klubi i Albirex ka zhbllokuar kontratën e Hayakawa në muajt e kaluar, duke i hapur rrugën 25-vjeçarit i cili në fund është kthyer në fushë.

Hayakawa më parë kishte deklaruar: “Padyshim, ngrohtësia që më dhanë shumë njerëz ishte një forcë e madhe për mua”. Dhe ngrohtësi ka me shumicë edhe rreth Sinisa. Ndeshja e J2 League në të cilën Haykawa është kthyer në fushë me fanellën numër 28, ishte pozitive për skuadrën e tij: Albirex Niigata-Kagoshima United 6-0.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!