Home » Aktualitet » Hahn jep lajmin e keq: Nuk ka hapje negociatash, rrezik për…

Hahn jep lajmin e keq: Nuk ka hapje negociatash, rrezik për…

by Thashetheme VIP

El comisario europeo de Política Regional, Johannes Hahn, mientras el presidente del Comité de las Regiones está dando su discurso sobre ayudas a las regiones

Komisioneri Johannes Hahn, përmes një mesazhi në “Twitter” bën me dije se udhëheqësit e BE nuk arritën të dakordësohen për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Europë.

Hahn thotë se vendimi i BE për mos të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, mund të ketë pasoja të renda, deri në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

“Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën të zbatojnë angazhimin e tyre për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin Evropian.

Ky është një zhgënjim ekstrem. BE tani duhet të sqarojë se sa serioz është angazhimi i tyre për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. I falënderoj të gjithë ata që natën e kaluar vunë gjithë peshën e tyre për të arritur një vendim me rëndësi të madhe strategjike për BE dhe për dërgimin e një sinjali shprese tek qytetarët e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ai.

Më tej ai shtoi: “Siç u tha tashmë në Luksemburg: Ky nuk është një moment lavdie për BE. Refuzimi i njohjes së përparimit të provuar do të ketë pasoja negative, përfshirë rrezikun e destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, me ndikim të plotë në BE.

“Është përgjegjësia jonë tani të qëndrojmë me vendet, qytetarët e të cilëve janë të me të drejtë të zhgënjyer në maksimum.

Ai u shpreh se, “do të vazhdojë të bëjë gjithçka në fuqinë time për t’i mbështetur ata. Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është dhe mbetet një politikë e rëndësishme strategjike, në interesin tonë të ndërsjellë”.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!