Home » Sport » Guardian: Dorëzohet Chelsea, Hazardi lojtar i Real Madridit për 100 milionë euro

Guardian: Dorëzohet Chelsea, Hazardi lojtar i Real Madridit për 100 milionë euro

by Thashetheme VIP

Eden Hazard do t’i bashkohet Real Madridit pasi klubi spanjoll ka arritur marrëveshje me Chelsean për blerjen e belgut për rreth 100 milionë euro, plus bonuse shtesë.

28-vjeçari pati thënë menjëherë pasi Chelsea e fitoi Ligën e Evropës kundër Arsenalit se “mendoj se ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, por në futboll nuk i dihet kurrë”, transmeton Gazeta Express. Deri atë kohë, Real Madridi dhe Chelsea nuk kishin arritur marrëveshje për lojtarin.

Por, të mërkurën mbrëma, ky klubet arritën marrëveshjen e shumëpritur dhe tani pritet zyrtarizimi në ditët në vijim. Dy klubet janë duke i përgatitur kontratat mbi të cilat do t’i hedhin nënshkrimet, shkruan gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”.

Sulmuesi anësor belg do të largohet nga Londra pas plot shtatë vjetëve të suksesshme në klub. Ai e fitoi Premierligën dy herë, një herë Ligën e Evropës dhe një herë tjetër FA Cup.

Trajneri Maurizio Sarri, i cili pritet të largohet këtë verë po ashtu, tha pas ndeshjes kundër Arsenalit se e dinte për dëshirën e Hazardit për t’u larguar tash e një kohë.

Hazardi e kishte vetëm një vjet të mbetur në kontratën e tij me Chelsean dhe kishte hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar ndonjë klubi tjetër anglez.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!