Home » Thashetheme » Gruaja përjeton orgazëm dy herë në publik gjatë shfaqjes së aktorit të njohur

Gruaja përjeton orgazëm dy herë në publik gjatë shfaqjes së aktorit të njohur

by Thashetheme VIP

Shfaqja e aktorit Tom Hiddleston e ka dërguar në ekstazë një grua derisa po e ndiqte nga publiku.

Aktori britanik, Tom Hiddleston, ka mbajtur një shfaqje që ka emrin ‘Betrayal’ në Broadway.

E pikërisht në këtë shfaqje, një grua e pranishme në publik ka përjetuar ekstazë dhe është dëgjuar duke bërë zhurma të vogla dhe duke u kënaqur gjatë performancës së aktorit.

Pas shfaqjes, shumë të pranishëm kanë treguar këtë histori tek e cila kanë qenë dëshmitarë, të gruas në të 30-tat, pasi sjellja e saj i ka lënë pa fjalë.

Ata thanë se derisa ishin të ulur në rreshtin B në teatrin Bernard B. Jacobs, gruaja, e cila ishte e ulur aty pranë, filloi të bënte lëvizje dhe të lëshonte zhurma.

Ata shpjeguan se zhurmat nuk ishin shumë të mesha, por disa njerëz të ulur para saj, u kthyen për të parë se çfarë po ndodhte.

Më pas gjatë shfaqjes, gruaja mori sërish vëmendjen.

Një nga të pranishmit tha se, derisa ata menduan se ky incident aspak i rehatshëm përfundoi, por derisa aktori Hiddleston po afrohej edhe më shumë tek skena dhe po puthte personazhin femër të shfaqjes, gruaja sërish ia nisi ‘aksionit’, derisa përreth kishte shumë njerëz të panjohur që kishin shkuar për të parë shfaqjen.

Atë madje edhe e ka nxënë gjumi për pjesën tjetër të shfaqjes dhe është zgjuar kur filluan duartrokitjet.


Ju luten na ndiqni ne rrjetin tone ne facebook.
Klikoni me poshte per te na ndjekur : https://www.facebook.com/thashethemevip/

Artikuj të ngjashëm:

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!